Kryepeshkopi australian dënohet për fshehjen e abuzimeve të priftit

Kryepeshkopi australian dënohet për fshehjen e abuzimeve të priftit

Një kryepeshkop Australian është shpallur fajtor për fshehjen e abuzimit me fëmijët në vitin 1970.

Philip Wilson, kryepeshkopi i Adelaides, bëhet kështu kleriku më i lartë i kishës katolike që akuzohet dhe dënohet për këtë akuzë.

Ai ka mbuluar abuzimin e djemve që shërbenin në altar nga një prift pedofil koleg i tij në New South Wales.

Gjatë procesit gjyqësor, ai ka mohuar që viktimat t’i kenë rrëfyer atë që ka ndodhur.

Në një deklaratë të lëshuar nga kisha e tij të enjten e kaluar thuhet se vendimi do të apelohet.

Muajin e kaluar, Wilson tha se nuk ka pasur dijeni për veprimet e James Fletcher, të cilat ndodhën kur ai ishte asistent i priftit në Maitland.

Fletcher u dënua më vonë për 9 raste abuzimesh në vitin 2004 dhe vdiq në burg dy vjet më vonë.

Një prej djemve të abuzuar, Peter Creigh, tha para trupit gjykues se ia kishte përshkruar me detaje  ngjarjen kryepeshkopit Wilson në vitin 1976, pesë vjet pasi kishte ndodhur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy