
Rruga drejt zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit 2024, po nxehet gjithnjë e më tepër.
Një sondazh i ri është kryer pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë, mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Në një sondazh të NPR-PbsNews/Marist College, zëvendëspresidentja është në shifrën 45% krahasuar me 46% për ish-presidentin.

Sondazhi u krye të hënën, një ditë pas tërheqjes së Joe Bidenit dhe ka një marzh gabimi +/- 3,2 pikë përqindjeje, çka do të thotë se rezultatet mund të jenë afërsisht 3 pikë më të larta ose më të ulëta.
77% e demokratëve dhe të pavarurve me prirje demokratike thonë se duan që Kamala Harris të jetë e nominuara e tyre përballë Trump.



