
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit me iniciale O. K, 33 vjeç, banues në Durrës.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, ndalimi i 33-vjeçarit është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 12 vite burg.
Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



