Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos që Çashku të lirohet nga detyra.

VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy