Berisha: Ergys Agasi largoi nga tre ministra të Brendshëm, na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi

Berisha: Ergys Agasi largoi nga tre ministra të Brendshëm, na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi

Në tryezën me aleatët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Shqipëria, vlerësohet si një rrezik për Europën dhe si një narkoshtet.

 

Ai tha se ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Ndër të tjera Berisha shtoi se Ergys Agasi për llogari të bandave largoi tre ministra të Brendshëm dhe organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt për llogari të Edi Ramës.

 

Sipas tij, Agasi ishte njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës.

 

Agasi është njeriu më i afërt i Ramës. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano. Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. 

 

Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit. Ka shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë.

Lideri i opozitës deklaroi se në këtë moment kritik për vendin, duhet të ngrihemi, në një përpjekje të madhe qytetare për të larguar nga pushteti këtë organizatë kriminale, me në krye Edi Ramën. 

 

Ideja se mund të vijnë të na e heqin nga jashtë është e gabuar. Ideja se mund të hiqet me procese gjyqësore është po kaq e gabuar, sepse ai bllokon. I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi popull. Ndaj dhe mendoj se në frymën e përgjegjësisë më të lartë ne duhet të dalim me një forum opozitar të zgjeruar. Forca politike, shoqëri civile, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë. Ne kërkojmë një qeveri teknike thjesht me dy objektiva. 

 

Së pari përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ato nuk ekzistojnë më. Ne jemi forca politike opozitare, nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jo, ne vijmë në pushtet me votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre. Por ne jemi të sigurt në mënyrë absolute se ne i fitojmë zgjedhjet. Se Edi Rrama nuk i fitonte kurrë ato zgjedhje në qoftë se nuk do organizonte me paratë e taksapaguesve 4500 aktivitete për të mashtruar qytetarët. Në qoftë se nuk do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve. 

 

Në qoftë se nuk do shpërndante 100 euro në mes të fushatës për 760 mijë votues. Në qoftë se nuk do shndërronte administratën në polici politike terroriste të votës. Etj, etj. Ne kërkojmë të votojmë të qetë, të votojmë të lirë. Kërkojmë që krimi elektoral të shpallet krim i rëndë. Kërkojmë që ata që rrinë duarkryq ndaj krimit elektoral të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Ndryshe Shqipëria të ardhme nuk ka. Historia ka provuar se zgjedhjet e lira, demokracia janë i vetmi regjim dhe sistem që krijon dhe ndërton të ardhme.

Kërkojmë qeveri teknike që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të mbajë duart larg nga sistemi i drejtësië

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy