Dekriminalizimi, Tërmet Peçi: Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar

Dekriminalizimi, Tërmet Peçi: Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar

Pasi emri i tij ndodhet mes emrave të kryebashkiakëve të tjerë që po hetohen nga Prokuroria në kuadër të dekriminalizimit, ka reaguar për herë të parë kreu i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi.

“Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar Dekriminalizim. Kam pasur vetëm një gjobë makine 150 mijë lekë” tha Tërmet Peçi. Po ashtu ai tha se prokuroria nuk e ka thirrur asnjëherë për ta marrë në pyetje. “Asnjë problem me drejtësinë, nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria.  Ky është një proces verifikimi dhe ata qe kane dyshime le t’i largojnë”, tha Peçi.

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit. Top Channel e verifkoi listën e Prokurorisë së Përgjithshme nga burime zyrtare dhe rezultoi se 6 prej tyre janë deputetë dhe 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit. Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që Top Channel konfirmoi se po verifikohen nga prokuroria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy