A po e ndjek SPAK paranë?/ Kara: Politika duhet të heqë dorë nga organet e drejtësisë

A po e ndjek SPAK paranë?/ Kara: Politika duhet të heqë dorë nga organet e drejtësisë

Juristi Romeo Kara, për sekuestrimin nga SPAK të 45 milionëve euro të sekuestruara gjatë vitit 2025, thotë se konfiskimet janë shumë më të ulëta.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se konfiskimi mund të jetë rreth 5% e shumës së sekuestrimin. 

 

Sipas tij, politika duhet të heqë dorë nga organet e drejtësisë, nga kapja dhe presioni ndaj tyre.

 

Derisa i mungon e dhëna se sa nga këto janë konfiskuar, besoj se konfiskimi do jetë diku më pak se 5% e shifrës së sekuestrimit. Në raport me sekuestrimin është një shifër shumë e ulët. Flasim për miliarda, një fuqi e jashtëzakonshme informale dhe e krimit bashkë që e bën të pallogaritshme këtë shifër. Deri tani nuk kemi konfiskime që ta ketë dëmtuar një organizatë kriminale. Përkundrazi kemi hetime në mënyrë të ngushtuar. Duhet t’i hiqet qëllimi kryesor pjesës së krimit, e cila është pjesa ekonomike. 

 

Ka ndodhur që ne kemi arrestuar, janë mbajtur në burg për një periudhë të gjatë persona me miliona euro dhe janë liruar më pas. Nga përgjimet tona, nga mënyra si janë marrë informacionet, nëse ke 100 mijë euro të ardhura në vit, ti ke harxhuar 5 milionë. SPAK duhet të ketë magjistratë të specializuar për ndjekjen e parave. Vetëm në Shqipëri nuk është e vështirë hetimi i zyrtarëve të korruptuar se ne e dimë se kush është pronari real dhe kush është prestanome. Këtu është një vullnet. 

 

Hetimi pasuror nuk bëhet më me një prokuror apo me një apo dy OPGJ. Figura të larta politike jashtë kamerave e pranojnë që ka korrupsion. Nuk besoj se ka ndonjë vend të pakorruptuar, duke pasur parasysh se dhe frika është element korrupsioni. Disa kanë frikë dhe nuk i shtyjnë hetimet përpara, disa janë nën presion, disa janë peng. Ti me këtë punë jeton 24 orë në 24. 

 

Këtu lajmërohen njerëzit para se të kapen dhe kapen zarat e tyre dhe dënohen në mënyrë simbolike. Kapen për një ose dy tendera, nuk i hyjnë gjithë tenderave që kanë pasur. Ti i jep paratë e mëdha publike me Offshore. Kemi banka offshore, prona që vihen në emër të kompanive offshore. Kjo politikë duhet të heqë duart nga organet e drejtësisë. Se dikush mund të jetë vërtetë prokuror, por ai ka vëlla, motër, grua dhe ia heqin nga puna, e mbajnë nën presion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy