Një zjarr në minierën Kostenko në Kazakistan ka shkaktuar vdekjen e 21 personave, ndërsa bëhet me dije se 18 të plagosur janë transportuar në spital.
Aksidenti ndodhi në një minierë të gjigantit global të çelikut Arcelormittal në Kazakistan.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin që ra zjarri ishin 252 minatorë, por vetëm 205 u nxorën në sipërfaqe.
Është aksidenti i dytë me vdekje në një kantier ndërtimi të grupit Arcelormittal.
Në mesin e gushtit, përsëri për shkak të një zjarri në të njëjtin rajon, pesë minatorë vdiqën.



