Andi Tepelena, menaxher arti dhe kurator, thotë se regjistrimi audio në të cilin kryebashkiaku Veliaj sulmon kreun e FSHF-së, është tregues i synimit për të vënë nën kontroll edhe institucionet e fundit të pavarura. Më shumë sesa gjuha vulgare, e papërshtatshme për qytetarin e parë të Tiranës, Tepelena thotë se duhet të jetë shqetësim fakti që SPAK-u vepron vetëm atëherë kur Veliaj ngre zërin.
Gjuha e përdorur të thuash vulgare është pak. Por më shqetëson synimi për të uzurpuar çdo element që ka mbetur jashtë kontrollit.
Për fatin e keq, PS është kthyer në një repart ushtarak ku komandojnë një ose dy njerëz, zoti Rama, zoti Veliaj. Ky është një problem i rëndë që kemi me drejtësinë. SPAK ka një dosje të tërë të dorëzuar për Teatrin, inceneratorët, koncesionin e sterilizimit. Por kur Veliaj çon në SPAK diçka, ai vihet në lëvizje.
Tepelena tha se Veliaj duhet të japë sqarime për lejen e ndërtimit që ka dhënë për truallin e kompleksit sportiv “Dajti”.
Është krijuar konfuzion i qëllimshëm nga Rama se ishte takim informal. Ka qenë takim publik me një grup interesi të caktuar. Jemi mësuar me këtë lloj fjalori vulgar. Kur e përdor kryeministri me akademikët. Veliaj është individ që përdor dhunën verbale dhe atë fizike. E kemi parë në protestën e Liqenit. Ajo që më shqetëson mua si qytetar më shumë është qëllimi i tij për të uzurpuar atë që ka ngelur nga ato që mund të quhen institucione të pavarura.
Veliaj duhet të sqarojë dhënien e lejes së ndërtimit për pallat të kompleksit sportiv Dajti. Kemi edhe rastin e “7 xhuxhave”. Kemi një standard të dyfishtë. Kemi rastin e një përgjimi. Të mos harrojmë se me 21 janar u bë nami për një përgjim.



