Nga sulmi me antitank tek masakra e “3 Shkurtit” në Elbasan, krimet që rëndojnë mbi anëtarin e bandës “Çela”

Nga sulmi me antitank tek masakra e “3 Shkurtit” në Elbasan, krimet që rëndojnë mbi anëtarin e bandës “Çela”

Emri i Enea Bekteshit, i riu që u arrestua sot në Cerrik si një nga personat që ishte brenda makinës së blinduar “Audi” që goditi atë të policisë më 18 shtator, figuron në shkresën që Prokuroria i kërkonte policisë ta vinte në përgjim si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ai dyshohet se është pjesë e grupit të njohur si banda “Çela” që disa muaj më parë, më 6 gusht 2017 qëlloi antitank biznesin e fisit” Çapja”, hotel “Universin”, me të cilët kanë rivalitet në fushën e krimit.

Po ashtu Enea Bektashi dyshohet të jetë pjestar në masakrën e 3 shkurtit në Elbasan.

Pas përplasjes në Elbasan, opozita shqiptare akuzonte se ne makinën “Audi” ndodhej Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, pronarit të Tregut Agroushqimor.

Prej ditësh forcat speciale janë përqendruar në Elbasan, në disa aksione të gjëra, pasi ka ngritur zërin edhe vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por u deshën fjalët e forta të ambasadorit LU, që të shiheshin konretisht rezultatet e aksioneve policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy