Pedagogu i infermierisë shpjegon se si mund të shpëtojmë fëmijët nga mbytja prej trupave të huaja

Pedagogu i infermierisë shpjegon se si mund të shpëtojmë fëmijët nga mbytja prej trupave të huaja

Pedagogu i infermierisë Studim Hysa flet për mbytjen e fëmijëve nga trupat e huaj, lëngjet dhe ushqimet dhe mënyrën se si mund të japim ndihmën e parë.

Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se rastet më të shumta të mbytjeve nddohin në shtëpi.

Çdo trup i huaj do të thotë se ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes dhe pjesa më e madhe ka të bëjë me gjërat që eksplorojnë, kryesisht me përmasa më të mëdha se rrugët e frymëmarrjes. 

Problemi më i rëndësishëm është që të bëhet ndërhyrja e parë në kushte shtëpie, se kur shkon në spital koha ka kaluar. Rastet e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, kalim i një tape qelqi i një birre, ku një fëmijë në det e kishte marrë në rërë. Ishte foshnjë, tapa u bllokua, e çau dhe i shkaktoi hemorragji.

Edhe nëna e tensionuar totalisht, por personi i ndihmës së parë a do merret me fëmijën apo me nënën. Nëse trupi kalon në rrugët e frymëmarrjes dhe jo në ato të ushqimit rreziku është shumë i madh. 

Kur kemi të bëjmë me një foshnje është me shumë rëndësi që të ruhet qetësia. Se ruajtja e qetësisë është suksesi i parë i kësaj çështje. Nuk duhet të panikosemi, por të veprojmë. 

Nëse fëmija ka koshiencë, duket që në pjesën e fytyrës dhe kemi një mavijosje, ulje e oksigjenit dhe nuk ka kalueshmëri të oksigjenit.

Gjëja e parë duhet të shohim rrugët e frymëmarrjes, do hapim gojën që nëse është në sipërfaqe e nxjerrim. Nëse ka mbytje lëngjesh, ne e kthejmë anash dhe e godasim mbas. Rëndësi ka ta kapim te pjesa e nofullës dhe jo te qafa. 

Është mirë ta mbështesim në pjesën e gjurit dhe goditjet duhet të jenë pesë të tilla, nëse nuk del akoma trupi i huaj, kalojmë me shtypje me dy gishta te pjesa e kraharorit. Kjo vlen për moshën deri në 1 vjeç. 

Duhen bërë 15 shtypje të kraharorit, dy frymëmarrje.

Nëse nuk ia dalim dot do shkojmë drejt strukturës më të afërta spitalore. Mbytja është një ndër rastet e emergjencave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy