
Vendosja e dy anijeve lundruese në Vlorë në fillim të shtatorit u shoqërua me një serë protestash nga shoqata e ambientalistëve.
Banka Botërore ka përgënjeshtruar deklaratën e ministres së energjisë Belinda Balluku lidhur me certifikimin mjedisor të dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë në Vlorë.
Lidhur me këtë Artes Ferruni, ambientaliste në MCN Live deklaroi se kjo ëhstë shumë dëmtuese dhe se nuk mund të zgjidhësh një krizë, duke krijuar një krizë tjetër. Ajo tha se e gjithë kjo po përdoret si një karrem për çdo gjë që do vijë më pas.
Kjo nuk do ekspertë për të kuptuar sesa dëmtuese është kjo, dhe një qytetar e kupton kur dëgjon se do digjet shumë naftë. Ky është absurditet, një analogji që përpiqem t’ja them njerëzve është se nuk mund të zgjidhësh një krizë duke krijuar një krizë tjetër. Kjo është një karrem për çdo gjë që do vijë pas kësaj. Një platformë gazi që do furnizojë tërë Ballkanin, pra kjo është jashtëzakonisht dëmtuese. Ka shumë elementë, aksidentet që do ndodhin, ajri dhe shëndeti, njerëzve. Ajo që pritet të ndërtohet në Vlorë, ajo që ndodhi dje në Porto Romano ishte emëruar si prag tragjedie, llogarit se çfarë do të ndodhë më pas me këto projekte.
Më tej ajo shtoi se, dëmi është i jashtëzakonshëm dhe për këtë nuk ka nevojë që të bëhen analiza. Ajo tha se ne nuk duhet të kthehemi pas në kohë, por duhet të përshtatemi me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se është alternativa më e keqe në çdo aspekt.
I vetmi argument që ministrja ka thënë është se këto HEC-e janë certifikuar nga BB, por dhe kjo nuk është e vërtetë. Ne duhet të jemi me standardet e BE, duhet të kemi një standard dhe më të lartë dhe këto absolutisht nuk lejohen as nga Banka Botërore dhe as nga Bashkimi Evropina. Investimet fosile nuk duhet të përhapen më tej. Pra s’ka sens që ne të shkojmë pas në kohë, këto HEC-e të ndërtuar në ‘88, dhe atëherë nuk kanë qenë me standardet e duhura, janë jashtëzakonisht të vjetra. Do të thoja që njerëzit e kanë ndjeshmërinë duan të bëjnë diçka por thjesht nuk janë mjaftueshëm të informuar për këtë. Publiku s’ka pasur informim mjaftueshëm dhe s’mund të presësh reagim masiv nga ana e tyre, kur në një moment krize atyre u thuhet vetëm diçka që i intereson qeveria. Nuk zgjidhet kriza kështu ka shumë alternativa të tjera, kjo është zgjidhja më e keqe në çdo aspekt, është abuzim. Duhet një informim më i gjerë, dëmi që do sjell do jetë për dekada jo vetëm për këto dy vite.



