Gjobë miliona dollarëshe Youtube-it, shkel privatësinë e fëmijëve

Gjobë miliona dollarëshe Youtube-it, shkel privatësinë e fëmijëve

Komisioni Federal i Tregtisë ka finalizuar një marrëveshje me Google-in në kuadër të hetimeve mbi Youtube-in për shkeljen e ligjit federal mbi privatësinë e fëmijëve.

Lajmin e bën të ditur Washington Post, i cili citon dy burime që kanë dijeni mbi dosjen.

Pritet që kompania të ndëshkohet me një gjobë shumë milionëshe, por totali i saj i saktë nuk dihet ende.

Tashmë, çështja i kalon Ministrisë së Drejtësisë, e cila rrallë ndodh të refuzojë një vendim të Komisionit Federal të Tregtisë. Disa ditë më parë, Facebook u gjobit me 5 miliard dollarë për skandalin e Cambridge Analytica.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy