Gazetarja Eva Dori e cila po gjen sukses dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish në media, flet për kontributin e saj në komunitet, por edhe vështirësitë e kaluara në fillim si emigrante.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tregoi se për tetë vite në SHBA ka qenë jashtë gazetarisë dhe se e ka pasur të vështirë rikthimin në media, por tashmë është e angazhuar dhe shprehet mirënjohëse për vlerësimet e marra.
Unë jam gur që peshoj në Shqipëri, se Shqipëria më bëri, edhe pse kam 12 vjet në SHBA. Është gazetaria, ajo fija e padukshme që më bën.
Unë fillova praninë në radio dhe televizion shumë e vogël, jeta ime ishte nëpërmjet të ftuarve. Harroja të zgjohesha si njeri normal, me pizhama.
Kur pas kaq vitesh dëgjoj se më thonë Eva i mbaj mend emisionet e tua, mendoj se kam bërë mirë.
Tani në këtë moshë që jam, them ah sikur ta kem dhe një herë emisionin e mëngjesit.
Tani jam gati për të bërë një format, se unë them kur bëra emision atëherë kur nuk dija të bëja gazetari, po tani.
Profesionalisht isha e realizuar dhe sa zbres nga avioni them Ilia Tërpini, i cili më bëri gazetare dhe më ndihmoi bashkë me Margarita Xhepën, gatuan një Eva për televizion.
Shkova në Amerikë për një emision për shqiptarët e emigracionit, kur shkoj atje, Ilia Tërpini u sëmur dhe mbeta atje.
Aty u takova me bashkëshortin tim, shumë shpejt martohem, e gjej veten emigrante. Por nuk kishe gazetari, ishte shumë e vështirë se në moshën 40-vjeçare.
Në pritje të punës sociale, pasi pyeta dhe nuk kishte televizion në Filadelfia më duhej një punë. E kam filluar nga ato punët që nuk i kam respektuar sa duhet.
Aty kuptova se çfarë domethënë të jesh shitëse dhe tu buzëqeshësh njerëzve. Pronarja thotë ti je më shumë se një shitëse dhe aty më lidhi kontaktet e para. I lejoja vetes të qaja vetëm në dush.
Në fillim ishte një ëndërr jo e bukur, por këto shoqatat i falenderoj, se më në fund pas tetë vitesh larguar nga gazetaria, u angazhova sërish. Çdo gjë nëse e lë, të lë.
Kur mora vesh lajmin për Margarita Xhepën ishim te ditëlindja e Fadil Berishës Dhe thashë qiellit iu shtuan ato dy sytë e bukur të Margaritës.
Komuniteti shqiptar i Filadelfias është një dashuri, unë kam fatin të xhiroj në New Jersey, Boston, por Filadelfia më bëri gazetare pa televizion, ne tani në Filadelfia jam me fat që bëj ato gjëra për herë të parë.
Për herë të parë ne organizojmë panairin e gatimeve shqiptare, për të ruajtur traditën shqiptare. Komuniteti shqiptar në Filadelfia, shumica e tyre nuk guxojnë të dalin me emrin e vërtetë.
Kur realizova ballokumet ditën e Verës, aty ishte mini-panairi i parë. Në Shqipëri kam marrë çmime dhe kur je në ekran thoja se nuk e kam merituar, por të marrësh çmimin "Gruaja shqiptare", apo “Nderi i komunitetit të Filadelfias”, ti mendon se këtë gjë e ke bërë mirë.
Në momentin që i jep komunitetit dhe merr këto certifikata, përpiqem që të jem dritarja e informacionit që ata që vijnë në SHBA, të mos vuajnë si unë, por të më telefonojnë dhe ti lidh me kontaktet që kam.



