
Gazetari Neritan Sejamini thotë se më shumë se humanizëm, gatishmëria e kryeministrit Rama për t’i hapur dyert e vendit sa herë i kërkohet, është një përpjekje për t’u bërë i dobishëm për liderë të vendeve të mëdha. Sipas tij, në këmbim për këtë favor, Rama merr një vlerësim më të butë për atë që ndodh në Shqipëri.
Rama pranoi armët kimike, muxhahedinët dhe afganët. Nuk i ka pranuar askush, as vetë Amerika. Tani pranon emigrantët që mbërrijnë në Itali. Shqipëria është vendi i vetëm që pranon favore ndaj fuqive të mëdha dhe nuk merr asgjë në këmbim. Mendoj se këto favore ua bën udhëheqësve të këtyre vendeve që të bëhet i dobishëm për ta. Pra, duke u zgjidhur ca probleme të politikës së brendshme, ata mbyllin një sy mbi atë që bëhet në Shqipëri.
Italia e ka 116 herë më të madh PBB, popullsinë 22 herë më të madhe, sipërfaqen 11 herë më të madhe. Shqipëria nuk ka përvojë në këto operacione.
Zgjedhja që ka bërë Rama është një favor që ai i bën kryeministres italiane.



