Bilardo/ Gjoka: Ne e kemi bërë tashmë Evropianin tonë. E mësuam rrugën për të hyrë edhe në Botëror

Bilardo/ Gjoka: Ne e kemi bërë tashmë Evropianin tonë. E mësuam rrugën për të hyrë edhe në Botëror

Rrugëtimi i Shqipërisë në EURO 2024 kalon nëpërmjet pjesëmarrjes në “grupin e ferrit” me ekipe të forta përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra me pretendime në këtë turne.

Por për trajnerin e futbollit Ernest Gjoka, ky rrugëtim ishte historik deri këtu për ekipin shqiptar.

Drupal Ad

 

 

 

I ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, Gjoka thotë se djemtë kuqezi arritën që me një futboll dikur modest, të na çojnë në një kompeticion kaq të madh me urimin për performanca të mira, pavarësisht rezultatit.

Është historike për shumë arsye. E para se Shqipëria për herë të dytë është në një kompeticion kaq të madh. Një shtet i vogël më një futboll modest, përfaqësohet denjësisht në një Evropian.

E dyta, sot kemi përballë gjigandët e futbollit evropian dhe botëror, kemi kampion bote. Kemi qenë në 2016 jemi në 2024, pra, jemi para disa gjërave qe përveç rezultatit që nuk më intereson fare është thjesht kënaqësia që kemi ne si komb.

Dhe pretendojmë, urojmë e shpresojmë që këta sportistë të bëjnë performancën më të mirë.

Gjoka thotë se tashmë e mësuam rrugën e paraqitjeve të mira sportive dhe pse jo të ecin drejt Botërorit.

Të mos i krijojmë presion, situata e Shqipërisë ishte ardhja në Evropian.

Në këtë moment dhe deri në fund të Evropianit, duhet të vazhdojmë të kënaqemi. Si do që të dalin rezultatet e të të tria ndeshjeve, do të kemi shumë fitore, si në aspektin psikologjik, si aspekti teknik, taktik, do vrasim frikën ndaj gjigandëve që po pret dhe do përgatitemi për National League, që na duhet se s’bën për te hyrë në Botëror, pse jo.

Tani e mësuam rrugën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy