Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur gjithashtu si Berlinale mbahet çdo vit në shkurt në kryeqytetin gjerman. Një nga festivalet e filmit më të njohur në të gjithë botën, festivali i Berlinit numëron mbi 400 filma të shfaqur, 300 mijë bileta të shitura dhe vizitorë profesionistë nga rreth 130 vende të botës. Që në vitin 2000 Berlinalja mbahet në Berlinale Palast në Potsdamer Platz.



