Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit në detyrë shtyhet në 12.00, këshilltarët opozitarë të Himarës: Të njihet vota e himariotëve (VIDEO)

Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit në detyrë shtyhet në 12.00, këshilltarët opozitarë të Himarës: Të njihet vota e himariotëve (VIDEO)

Drejtuesja e këshilltarëve opozitarë të Himarës, Afrovita Demojani dhe nënkryetare e Partisë Demokratike Rithemelimit dega Himarë, deklaron se vazhdon vjedhja e Partisë Socialiste.

Duke folur për MCN TV, teksa Këshilli Bashkiak i Himarës u mblodh sot të vendoste se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro ndodhen në burg, ajo deklaroi se duhet të njihet vota e himariotëve.

Nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. Himariotëve duhet t’i respektohet vota, këtë kërkon Himara, ti kthehet normalitetit.

Kjo nuk është skenar bllokimi, ky është qëndrim normal, kanë pritur që situata të zgjidhet, por shohin që zgjidhje nuk ka.

Kompetenca e prefektit është të shprehet mbi vlefshmërinë e vendimeve të Këshillit Bashkiak, nuk ka komptenecë se si do vazhdojë vendimmarrja e Këshillit Bashkiak të Himarës.

Ky organ nuk mund të intimidohet nga deklarata politike, nuk pranohet as zoti Tavo dhe as deputetët që vijnë të intimidojnë qytetarët.

Ndërkohë një këshilltare tjetër e opozitës deklaroi se e vetmja mënyrë për të zgjidhur problematikën është betimi i Fredi Belerit.

Ne shpresojmë se nuk ka përfunduar ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese për betimin e Fredi Belerit dhe presim akoma.

Pas tensioneve të pasura ende pa nisur, mbledhja e Këshillit Bashkiak u shty për në orën 12.00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy