
Ekonomia ruse po përjeton krizën më të keqe të 50 viteve të fundit dhe Moska ka humbur më shumë se 35 mijë ushtarë nga ajo që konstatohet një vlerësim paraprak.
Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të fundit.
Bota ka prishur lidhjet me Rusinë, fjalët kolaps, defiçit dhe varfëri do të përshkruajnë jetën ruse për sa kohë që ky shtet dëshiron të jetë një shtet terrorist.
Ukraina do të fitojë. Është thjesht çështje kohe. Fatkeqësisht është çështje humbjesh që ne pësojmë, kryesisht njerëzish.
Është çështje armësh moderne, të cilat duhet t’i marrim dhe do t’i marrim me siguri.



