Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, njoftoi rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, nga e cila pritet të përfitojnë rreth 720 efektivë.
Lidhur me këtë nismë ka reaguar gazetari Sokol Bregu në edicionin e lajmeve në MCN TV, duke ngritur akuza të forta ndaj strukturave të policisë dhe mënyrës së komunikimit të ministres.
Bregu u shpreh se ministrja duhet të kishte treguar më shumë kujdes në mënyrën e komunikimit publik, ndërsa theksoi se situata në Policinë e Shtetit mbetet problematike.
Deri tani kemi të paktën 10 drejtorë policie të dënuar. Si mund të jepet një vlerësim i jashtëzakonshëm për policinë kur 30 persona në kërkim shëtisin të lirë? Duhet të ketë një qëndrim të qartë: ose pranojmë që ka korrupsion dhe e luftojmë, ose themi që janë burra dhe gra të ndershëm dhe u rrisim pagat.
Sipas gazetarit, struktura më e besueshme në vend mbetet forca speciale RENEA.
Policia e Shtetit në këtë vend fillon dhe mbaron te RENEA. Pa RENEA-n, do të ishim një vend si Hondurasi apo Xhamajka. Ka vetëm një polici funksionale dhe asaj jo 3, por 7 herë duhet t’i rriten pagat. Ndërsa forcat operacionale janë pjesa më e korruptuar e policisë së shtetit, prandaj nuk mund t’i rrisim rrogat hajdutëve.



