Kryeministri Edi Rama është i bindur se edhe në vitin 2018 do të jetë në krye të qeverisë. Në një postim në Facebook, ai ka replikuar me një komentues, të cilit i thotë se “edhe në 2018 do të jemi duke komunikuar këtu”.
Debati erdhi pas videos së publikuar nga kryeministri, në lidhje me procesin e legalizimit.
Referuar rastrit të një gruaje që e ka përfituar legalizimin, kryeministri thotë se “Kurrë nuk është bërë shumë për ata që janë më shumë në nevojë, por në këta tre vjet është bërë më shumë se asnjëherë më parë në mbështetje të tyre. Pas videos ka marrë disa kritika, shumicës prej të cilave u është përgjigjur.
Një prej komentuesve i ka kujtuar Ramës qëndrimin ndaj Donald Trampit disa javë më parë, duke shtuar se viti i zgjedhjeve po vjen edhe në Shqipëri.
“Ke parë shumë filma të Kinostudios ti, mirë ke bërë, por realiteti është ca më ndryshe, prandaj qesh e kënaqu me filmat po jo aq shumë sat ë mërzitesh në 2018-n kur të jemi prapë duke komunikuar këtu bashë”, i thotë Rama.



