Thaçi takon raportuesin BE për Kosovën: Po punojmë për konsensus politik me Serbinë

Thaçi takon raportuesin BE për Kosovën: Po punojmë për konsensus politik me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi sot ka pritur raportuesin e BE-së për Kosovën, Igor Sholtes, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e deritashme, ndërsa tha se Kosova është duke ndërtuar konsensus politik për dialogun me Serbinë që mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se në Samitin e Sofjes është bërë e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë marrëdhënie evropiane ndërfqinjësore nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. 

Po punojmë që të prodhojmë sa më shumë argumente pozitive edhe për përkrahësit e Kosovës. Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet, përpos Kosovës”, ka thënë Thaçi. 

Ndërsa, raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Sholtes, ka thënë se është në Kosovë për të mbledhur sa më shumë të dhëna, që të raportojë në Parlamentin Evropian. 

Për këtë jemi në Kosovë, që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve e Kosovës në mënyrë që të raportojmë në Parlamentin Evropian”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy