Një incizim audio me karakter erotik, i cili u publikua vitin e kaluar, e detyroi deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, t’i jepte fund karrierës politike. Biseda telefonike mes deputets Mehmeti dhe zëvendëskryeministrit Muisa Xhaferri bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Në atë kohë, Mehmeti deklaroi largimin nga politika, duke theksuar se zëri nuk ishte i saj, por i një personi të paguar nga kundërshtarët e saj. Pak ditë më parë, Mehmeti ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku deklaroi se e njeh vajzën që ka imituar zërin e saj.
Gazeta Lajm shkruan se ka siguruar identitetin e vajzës për të cilën thuhet se e ka imituar deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti.
“Lajm” shkruan se e ka siguruar fotografinë e saj përmes njerëzve të afërt të ish-deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti.
Kurse ata thonë se identitetin e saj e kanë zbuluar përmes një ministri aktual në qeverinë e Maqedonisë.
“Edhe pse nuk pretendojmë me qind për qind siguri se kjo bionde është vajza që flet te incizimi, megjithatë të gjithë që e njohin pajtohen se ajo ka aftësi të mëdha për të imituar zërat e të tjerëve. Po ashtu thuhet se ka raporte të afërta me qarqe politike, falë të cilave është punësuar në një vend atraktiv pune në një institucion shtetëror, ku rrogat janë të majme”, shkruan gazeta.



