Baçi: 3 aeroporte të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e Shqipërisë, Vlora ‘qershia mbi tortë’ për turizmin elitar

Baçi: 3 aeroporte të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e Shqipërisë, Vlora ‘qershia mbi tortë’ për turizmin elitar

Duket se Shqipëria do të ketë brenda këtij viti 3 aeroporte funksionalë. Pas pak muajsh, pritet të përfundojnë punimet dhe nisja e fluturimeve të Aeroportit të Vlorës, që do ta çojë në 3 numrin e aeroporteve ndërkombëtarë në vend.

Lidhur me këtë eksperti i aviacionit civil Feliks Baçi në ‘MCN Economy’ u shpreh se hapja e aeroportit të Vlorës pritet që të hapet nga dita në ditë.

Ai tha se nuk mund të ndërtohen aeroporte në çdo vend dhe se tri aeroporte në total janë të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për territorin e vendit tonë. Sipas tij ky aeroport është qershia mbi tortë sa i përket turizmit elitar.

Drupal Ad

Shqipëria bëhet me tre aeroporte dy janë aktualisht dhe i treti i Vlorës që pritet nga muaj në muaj që të marrë formë. Si specialist i aviacionit nuk mund të flas për numrin e turistëve por për ai do e kthejë jugun në një zonë të afirmuar që do presë turistët.

Nga gushti i viti të kaluar kam bërë një artikull për aeroportin e Vlorës që duke pasur parasysh për pozicionin gjeografik të Vlorës një aeroport aty, tri në total, për mua janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë territorin e vendit për turizmin, postës dhe njerëzve.

Këto 3 aeroporte nuk janë aspak të tepërt për një vend me diversitete të ofruar ndaj turizmit. Aeroporti i Vlorës kërkon një analizë të veçantë pro tre aeroporte janë të mjaftueshëm dhe Vlora është qershia mbi tortë nëse do flasim për një turizëm elitar. Vlora do e kishte të domosdoshme më saktë jugu i Shqipërisë e kishte të nevojshme këtë aeroport.

Më tej ai shtoi se po ti referohemi dhe një herë numrit të aeroporteve nga pikëpamja e prurjes së të ardhurave këta duan një aeroport në Korçë apo diku tjetër, por nga pikëpamja e konkurrencës së aviacionit të shoshësh investimet që kërkojnë aeroportet kjo nuk është e thjeshtë.

Një investim i bërë në aeroportin e Vlorës është i mirë studiuar, prandaj nuk mund të ketë aeroport në të gjitha qytetet. Duhet të dish se sa është trafiku, sa rrezikon të rritesh përpara se të mendosh ndërtimin e një aeroporti.

Qeveria ka politikat e saj, por është e pamundur të bësh një investim të tillë. Aeroporti i Vlorës i përmbush për mua në të gjitha pikëpamjet si për turizëm, ashtu dhe të njerëzve për lëvizje, apo biznes, Vlora i realizon të gjitha këto nevoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy