
Analisti Neritan Sejamini, teksa analizoi ecurinë e fushatës elektorale të partive politike për vendoret e 14 majit, veçoi faktin se pos një fushatë të qetë e pa ngjarje kriminale, ajo ka qenë më shumë fushatë e statut-quos.
Në “Të Paekspozuarit”, Sejamini, veçoi faktin se udhëheqësit e të dy partive kryesore janë përplasur si rëndom me njëri-tjetrin dhe se janë përqendruar më shumë te baza e tyre sesa te propozimet lokale.
Ana pozitive është se ka pasur një fushatë të qetë, pavarësisht se ka pasur ca ngjarje kriminale, por nuk ishin direkt të lidhura direkt me ta. Ndoshta është shenjë qytetarie, ndoshta nuk ka pasur garë.
Sa i përket fushatës mendoj se ka qenë fushatë e status-quos, nuk ka pasur vizione të reja, nuk ka pasur ide të reja, dhe propozime për probleme kanë qenë të vjetër, të përsëritura vit pas viti.
Është pjesë e status-quos, sepse janë përplasur udhëheqësit mes vete, si gjithmonë, ajo lufta që ndodh mes opozitës dhe qeverisë, me sharje me akuza.
Ka qenë e njëjta gjë pa ndryshim, sepse të dyja palët janë përqendruar më shumë te baza e tyre, pra nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim. Tjetra, të dyja palët kanë propozuar zgjidhje, si të përdorin paratë tona, njëra ta bëjnë autobus, tjetra me shpërblim.
Pra, një fushatë më ide mekanike, se kemi ca pare si ti përdorim me mirë a më keq, pra, nuk ka pasur një trajtim të problemeve tona dhe zgjidhjes së problemeve, ka qenë sipërfaqësore.



