
Institucionet e Kosovës nuk do t’i pengojnë serbët që të votojnë më 3 prill, në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.
Deklarata u bë sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin austriak.
S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona.
Jemi në kontakt me BE e QUINT. Por edhe me SHBA dhe besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh. Ata që do të mund të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe”.



