Basha i bën thirrje Ramës: Ndal represionin ndaj studentëve, mos e shty vendin në konflikt civil

Basha i bën thirrje Ramës: Ndal represionin ndaj studentëve, mos e shty vendin në konflikt civil

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se çdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyjë vendin drejt një konflikti civil.

Kryedemokrati i bëri thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për dhunën që u bë ndaj studentëve të ngujuar në fakultete, duke kërkuar marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.

I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme. Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshendes sqarimin e rektorit Mynyr koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se cfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”, tha Basha.

Në fjalën e tij në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati është ndalur edhe në izolimin e banorëve nga bora dhe braktisjen e madhe nga shteti dhe institucionet përgjegjëse.

Basha i bëri thirrje prokurorisë të nisë pa vonesë hetimin se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve dhe të marrin përgjegjësi penale një për një drejtuesit, pronarët dhe zyrtarët përkatës nga ata që kanë firmosur kontratat e deri te ministri, që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi gjendjen e mijëra familjeve të izoluara nga bora të mos mbetet pa përgjegjës e që këto para ti kthehen arkës së shtetit dhe taksapagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy