LAJMI I FUNDIT/ Ministri i PD-së pezullon drejtorin e burgut të Tropojës: U përfshi në fushatë

LAJMI I FUNDIT/ Ministri i PD-së pezullon drejtorin e burgut të Tropojës: U përfshi në fushatë

Ministri i ri i PD-së ai i Drejtësisë Gazment Bardhi ka shkarkuar drejtorion e parë në prag zgjedhje. Ai ka pezulluar sot nga detyra Drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Por nuk e ka lënë me kaq. Ministri i ri i prozuar nga Partia Demokratike, si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, e ka referuar rastin e tij edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas njoftimit për shtyp “kjo masë, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin”.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi Granit Kurmekaj, me detyrë Drejtor i IEVP Tropojë, ka kryer veprën penale të parashikuara nga neni 328/a të Kodit Penal.

Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.

“Ministria e Drejtësisë inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve. Z.Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë”, – thuhet në njoftimin për shtyp të këtij institucioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy