Me të përfunduar takimi mes liderit të VV, Albin Kurtit, dhe kandidates për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, të njejtët kanë folur pas takimit të përbashkët, gjatë së cilës u konfirmua arritja e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Vjosa Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesit të numërimit.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.
Ndërkaq kreu i LVV-së Albin Kurti ka thënë se të dy partitë janë pajtuar që të qeverisin bashke.
“Ne e kemi filluar bisedimet duke e nisur me iden e përbashkët që do ta zbatojmë për qeverinë sa më efikase dhe për shtet sa më të fuqishëm. Synimi është që t’i dalim zot qytetarëve. Jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30% të përfaqësimit gjinor. Do të kemi shumë më pak ministri dhe zv. Ministra por shumë më tepër angazhim dhe punë. Do të takohemi për të harmonizuar programet tona. E uruam njëri tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë. Ne nuk kemi diskutuar për emra të përveqshëm se kush do të jetë nëpër ministri”, ka thënë ai.
Ndërkaq e pyetur se a është pajtuar LDK me Kurtin kryeministër, Osmani ka thënë se me certifikimin e rezultateve ai qe ka mare më shume vota bëhet kryeministër.
“Në radhe të parë ne e kemi deklaruar se po presim rezultatin final dhe nëse rezultati konfirmohet kushdo që ka marrë më së shumti vota ne nuk do të kundërshtojmë se kushdo që ka marrë më shumë vota do të bëhet kryeministër. Ndërkaq për pozitën time do të vendosi unë bashkë me partinë që unë përkas”, ka thënë ajo.



