Noka: Për pak ditë do të kemi emrin e kandidatit të opozitës për Tiranën

Noka: Për pak ditë do të kemi emrin e kandidatit të opozitës për Tiranën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha sot se është çështje ditësh që opozita të ketë kandidatin e saj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Noka tha se e vetmja parti s’është pjesë e bisedimeve është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. 

 

“Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim.

E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës.

Siç e shikoni, dje e shtunë dhe sot e diel, ne sërish vazhdojmë me takime intensive me të gjitha forcat parlamentare dhe më pas me një konsultë me të tjerët, për të arritur në fund me kandidatin final dhe qëllimin që i duhet Tiranës.

Partitë parlamentare që përjashtohen është vetëm e majta radikale e Qorit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy