Shqipëria do të prodhojë plumba për NATO-n

Shqipëria do të prodhojë plumba për NATO-n

Me përfundimin e procesit të demontimit të municioneve dhe armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare, disa uzina armatimi dhe municioni në vend tanimë kanë ngelur pa asnjë aktivitet.

Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë menduar që këto uzina të rivihen në punë nëpërmjet partneritetit me privatët, si dhe me firmat e prodhimit të armëve dhe municioneve të vendeve të zhvilluara anëtare të NATO-s.

I tillë është edhe projekti që pritet të zbatohet në uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të cilën ka shfaqur interes një firmë e njohur italiane e prodhimit të municioneve.

“Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Kjo është një firmë lider në Europë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret projekte dhe plane biznesi të tilla edhe për uzinat e tjera ushtarake të vendit./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy