Banorët në Gosë të Vogël: Linjat e shpërndarjes së kohës së Enverit, mbetemi për orë pa drita! (VIDEO)

Banorët në Gosë të Vogël: Linjat e shpërndarjes së kohës së Enverit, mbetemi për orë pa drita! (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në fshatin Gosë e Vogël, ku komuniteti shpreh si shqetësim kryesor mungesën e energjisë elektrike. Banorët vënë në dukje se linjat e shpërndarjes janë të kohës së diktaturës dhe mjafton një defekt në një fshat që e gjithë zona të mbetet pa energji elektrike. 

Rrystem Shano, një nga banorët, shprehet: “Problemet dhe shqetësimet e komunitetit janë të shumta. Energjia elektrike është pika e parë. Nëse një fshat ka një defekt elektrik, e gjithë zona mbetet pa drita. Mund të ketë shi dhe shtrëngata shiu, pas saj harroje se mund të kesh drita. Linjat e shpërndarjes janë ende ato të kohës së Enverit! Pse duhet të vazhdojmë ende me ato linja?! Të ndërtohet një nënstacion elektrik, apo të rikonstruktohet ai që është, dhe të vendosen kabina të vogla dhe të ketë nga një fidër të gjitha. Kanali i ujitjes Peqin-Kavajë një tjetër problem, është pjesërisht i bllokuar. Duhet të pastrohet kanali. Ne kemi lëshuar ujë në janar dhe uji ka shkuar në qershor!”.

Një i moshuar thotë: “Po këto drita që kanë qenë kohën e Enverit janë. Ne kemi nevojë për korrent, jo për shtylla. Shpërndarja është me telat e kohës së Enverit. Ka defekt X fshat, do bjerë automati dhe vaj medet pastaj! Ra shiu i fundit, kemi ndenjur 5 orë pa drita! Problem tjetër kemi rrugën nga Leka për Gosë të Vogël dhe dalim në Bishtin e Zhurit, është gropa-gropa rruga. Këta e kanë lënë pensionin me koeficientin e Enverit! Po s’pagove kontribut ku do shkosh?! 130 ka qenë maksimumi këtu. 4 për qind nuk është rritje pensioni. Këtu s’ka të rinj të paguajnë kontributet tona”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy