Çështja Xhafaj/ Rama: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë, atëherë pozicioni im duhet të rishikohet

Çështja Xhafaj/ Rama: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë, atëherë pozicioni im duhet të rishikohet

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u është rikthyer edhe njëherë akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe beson se është i bindur që audiopërgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuara nga opozita.

Kreu i qeverisë deklaroi se, nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë, në këtë rast "pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet".

 “Nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë, në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”, deklaroi Rama.

Në një intervistë për “ABC News”, kreu i qeverisë është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzave për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër. 

Unë kam një opinion pozitiv në punën e ministrit bazuar në fakte, në rezultate në përkushtimin e tij në një punë për të çuar përpara transformimin e Policisë së Shtetit. Shenjat e qarta që policia ka dhënë në goditjen e krimit të organizuar, por edhe në disa prekje interesash të fshehta të krimit me politikën e kanë vënë në shënjestër ministrin Xhafaj”, u shpreh kryeministri Rama nga Gjirokastra.

Sipas Ramës, e gjitha kjo bëhet për të dështuar hapjen e negociatave. Rama u shpreh se historia e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij është një histori e vjetër, të cilën edhe në të shkuarën e kanë prekur mediat dhe opozita. "Kështu që kur është zgjedhur Xhafaj si ministër i Brendshëm, e kam ditur se kush ishte", tha kryeministri i vendit.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy