Ideja nga një film i Klint Istvud, dy të dënuar arratisen nga burgu në mënyrë spektakolare

Ideja nga një film i Klint Istvud, dy të dënuar arratisen nga burgu në mënyrë spektakolare

Dy të burgosur arritën të rifitonin lirinë pasi u arratisën nga burgu i Pentonvillit në Britani ditën e djeshme. Mungesa e tyre në burg është vënë re vetëm mëngjesin e sotëm, pasi gardianët gjetën dy manekinë në krevatet ku ata flinin. Ata kishin prerë hekurat e qelisë me një pajisje me përbërje diamanti dhe ia kanë dalë të arratisen.

Ata vuanin dënimin në të njëjtën pjesë të burgut ku pak javë më parë është vrarë një i dënuar. Ministria e Drejtësisë në Britani njoftoi dje se dy të dënuar ishin arratisur dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’i kapur sërish.  

Arratisja e tyre të kujton filmin “Arratisje nga Alkatrazi”, me aktorin Klint Istvud. Filmi tregon historinë e vërtetë të arratisjes së të dënuarve, pasi vendosën në krevatet e tyre topa letre të mbuluar me flokë që i morën nga berberi i burgut.

Pentonvill është një burg i kategorisë B në veri të Londrës. I hapur në vitin 1842, ai mban rreth 1200 meshkuj të burgosur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy