Vrasja e gjyqtarit, lihen në burg tre të arrestuarit/ Seanca me dyer të mbyllura

Vrasja e gjyqtarit, lihen në burg tre të arrestuarit/ Seanca me dyer të mbyllura

"Arrest me burg" ka dhënë Gjykata e Tiranës në seancën për dhënien e masës së sigurisë për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani, ndërsa prokurori Arenc Çela kërkoi “arrest me burg” për tre të arrestuarit.

Si i dyshuar për krimin u arrestua Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi.

Në pranga përfundoi edhe punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Banush Koxhaj, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Elvis Shkambi, akuzohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, në dëm të viktimës Astrit Kalaja, me detyrë gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”  kundër palëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  në dëm të viktimave R.K. dhe E.K. dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndaj Gjon Shkambit, ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar. 

Referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij Elvis Shkambi, madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij.

Ndërkohë nga hetimi rezultoi se punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj qëndroi i ulur në karrige dhe nuk kreu asnjë veprim për kontrollin fizik të Elvis dhe Gjon Shkambi apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e gjykatës, duke sjellë si pasojë hyrjen me armë të shtetasit Elvis Shkambi në sallën e gjyqit dhe kryerjen më pas të vrasjes prej këtij të fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy