TikTok është gati të krijojë 10,000 vende pune në tre vitet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Kjo u njoftua nga përgjegjësit për mediat sociale të kontrolluara nga ByteDance, kompania kineze që Donald Trump ka kërcënuar të fusë në “listën e zezë” të kompanive të padëshiruara si Huawei.
Akuza nga administrata amerikane është se TikTok është një mjet në duart e Pekinit për të spiunuar dhe vjedhur të dhënat e miliona amerikanëve.
Aktualisht aplikacioni, shumë i popullarizuar në mesin e shumë të rinjve, ka rreth 1400 të punësuar në SHBA. Fuqia punëtore është trefishuar gjatë vitit të kaluar dhe vendet e reja të punës do të përqendrohen kryesisht në Kaliforni, Texas dhe New York.



