Arnold Shvarzeneger do të kishte dashur të kandidonte për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Por ka diçka që e ka penguar në këtë rrugë, pavarësisht dëshirës së madhe dhe vullnetit. Aktori që prej vitesh i ka hyrë politikës e ka pranuar ambicien për president në një intervistë për “Adëeek”.
“Nëse do të kasha lindur në Amerikë, do të kisha kandiduar”, ka thënë ai. “Po pse pikërisht tani? Sepse është koha e duhur për të hyrë në garë?, ka shtuar ai.
I lindur në Austri, Shvarzeneger është qytetar amerikan që prej vitit 1983. Ai ka qenë guvernator I Kalifornisë nga viti 2003 deri në 2011-n.



