Kryeministri Rama ka mbledhur krerët e disa institucioneve për t’u njohur me masat që janë marrë për të përballuar situatën e pritshme nga moti i keq. Rama ka thirrur për raportim ministrin e Transportit, atë të Bujqësisë, të Shëndetësisë, ministrin e Brendshëm, kreun e Emergjencave Civile etj.
Rama tha se janë marrë masat për të parandaluar problemet në rrugët e vendit.
“Këtë herë ka funksionuar dhe po funksionon me cilësi mirëmbajtja e rrugëve”, tha ai.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se jemi në situatë epidemie gripi. "Ka kaluar pragun. Intensiteti i lartë nisi 4- 6 javë më shpejt”, tha ai.



