Një numër i madh ushtarësh që duhen ushqyer dhe një vend që thatësira po e lë pa bukë. Kjo është situata në Korenë e Veriut, ndërsa Kim Jong Un vijon të krenohet me potencialin bërthamor të vendit.
Sipas gazetarëve të pavarur dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, njerëzit në Korenë e Veriut po vuajnë më shumë se asnjëherë nga kequshqyerja.
Kjo ka bërë që edhe ushtarët të jenë të paushqyer dhe të paaftë për të luftuar.
Thatësira e sivjetshme, ndër më të rëndat e 20 viteve të fundit, ka gjunjëzuar agrikulturën vendase, ndërsa ka mbetur pa ushqim edhe ushtria prej 1 milion trupash.
“The Guardian” citon japonezin Jiro Ishimaru, i cili drejton një rrjet të brendshëm të gazetarëve në Korenë e Veriut.
“Janë shumë ushtarë që duhen ushqyer. Korrupsioni ëshët aq i madh, saqë funksionarët ushtarakë e shesin kuotën ushqimore të tyre në treg dhe fitimet i fusin në xhep. Nuk ka më ushqim për ushtarët. Një prej tyre më tha se ushtarët e Koresë së Veriut nuk janë në gjendje fizike për të luftuar”, thotë Ishimaru.



