Rishikimi i buxhetit, Malaj: Ministria e Financave duhet të jetë transparente (VIDEO)

Rishikimi i buxhetit, Malaj: Ministria e Financave duhet të jetë transparente (VIDEO)

Për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, Ministria e Financave duhet të jetë më transparente kur është fjala te rishikimi i buxhetit. Në një intervistë me studion e lajmeve në TvT, Malaj tha se çdo ndryshim ligjor duhet shoqëruar me relacionin përkatës.

Rishikimi i buxhetit bëhet i detyrueshëm në raste fatkeqësish. Kemi një rënie rreth 9.5% e GDP në terma realë. Është më e madhe se rënia që parashikohej. Ministria e Financave duhet të jetë më transparente dhe më e përgjegjshme. Çdo ndryshim ligjor duhet të ketë relatorin përkatës. Rënia 9.5% është një rënie e madhe dhe qeveria duhet të llogarisë kostot sociale. Kemi rënie të të ardhurave. Do të kemi rritje të deficitit buxhetor”, tha ai.

Malaj nuk përjashtoi shkurtime që mund të prekin pagat dhe pensionet, në rast se kriza vijon për një kohë të gjatë.  

Nëse kriza vazhdon, përvoja në vendet e tjera ka treguar se janë prekur edhe përfitimet në paga, edhe përfitimet sociale. Kjo është arsyeja pse nga kriza të varfrit dalin më të varfër. Kur je në borxh, do të bësh gjithçka për të dalë nga kriza. Rruga më e shpejtë është kufizimi i shpenzimeve”, tha ai. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy