Rreshjet e dendura të deborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë tashmë një pjesë të madhe të Europës.
Në shumë vende është bllokuar qarkullimi rrugor , janë mbyllur shkolla, porte dhe janë anulluar edhe shumë fluturime. Në të gjitha vendet autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë daljet e shpeshta nga shtëpia si dhe të bëjnë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre.



