Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, thotë se Shqipëria ka sasinë më të madhe të humbjeve në rrjet të energjisë elektrike. Sipas tij, 20% e energjisë humbet për shkak të amortizimit të rrjetit.
I referohem raportit të KLSH, humbjet janë mbi 20%, një shifër shumë e lartë. 20% e energjisë shkon dëm, humbja më e lartë në rajon. Në vendin tonë janë shumë të larta sepse rrjeti është i amortizuar.
Duleviç u ndal te borxhet që institucionet shtetërore i kanë njëra-tjetrës.
Institucionet kryesore elektroenergjetike 156 miliardë lekë borxhe mes njëra tjetrës. Shifër që është e vështirë të rikuperohet. Ka ardhur momenti që dikush të mbajë përgjegjësi dhe të mos mjaftohen thjesht me deklarata mediatike.



