
Pasurimit të programeve dhe emisioneve të reja në MCN tv, do ti bashkohet së shpejti edhe emisioni më i ri “Bilardo” nga gazetari shumëvjeçar Denis Dyrnjaja.
I ftuar në “MCN live”, Dyrnjaja tha se mëton të sjellë një frymë të re jo vetëm argëtuese përmes këtij emisioni por dhe faktin që do ndryshoj veten dhe formatin e rëndomtë televiziv në emisionet shqiptare.
Përse “Bilardo"?! ngjan si një sport i rëndomtë, por nuk është i tillë. Mora spunto nga mënyra se si luhet loja, janë sinjifikacione që përdoren me të ftuarit e mi përtej klisheve, herë-herë edhe të bajatshme që i shohim në tv tona, andaj kam vendosur të ndryshoj veten dhe formatin.
Në programe zakonisht jemi të kornizuar brenda klisheve, vendosa që të dal prej tyre. Sepse simbolika e lojës reflekton natyrën bisedore intime dhe profilit të personazheve.
Do të ketë histori private dhe publike të pathëna. Opinione për fenomene që profilizojnë të ftuarit në raport me veten e tyre dhe ngjarjet e histori të ndryshme.
Do të ketë të ftuar speciale, përballë realitetit publik dhe personal dhe jo vetëm një program argëtues. Do të jenë biseda të drejtpërdrejta dhe mendoj se do të jem syri i shikuesit përmes gojës time përballë të ftuarve, me rrëfime e opinione ndryshe nga jeta e personazheve të ndryshëm.
Po përse zgjodhi MCN për një format të tillë emisioni:
Unë jam njeri që s’para kam lëviz nëpër media, MCN është një ekran i ri, i pa ndotur dhe e mendova si një lëvizje të re të mirëmenduar dhe besoj se do te qëndroj këtu për me gjatë si fazë të dytë deri në përmbylljen e karrierës sime televizive.
Drejtori dhe pronari i MCN, Endri Meksi, me pëlqeu kur më tha beje si të duash emisionin, fol si të duash.
Dhe për ne gazetarët, nuk ka më mirë sesa te kemi fushën e lirisë për të vepruar, pastaj se sa do të arrish ti si gazetar ta bësh. Pra, do të jem i lirë fatmirësisht të bëj atë që dua të bëj në këtë emision.
"Bilardo" në MCN nga Denis Dyrnjaja, vjen së shpejti, çdo të shtunë, nga ora 21.



