Anija lëshon sinjalin “SOS”, kapet me 700 kg kanabis

Anija lëshon sinjalin “SOS”, kapet me 700 kg kanabis

Një sasi prej më shumë se 700 kilogramësh kanabis janë sekuestruar në një varkë me vela mëngjesin e së premtes në brigjet e ishullit Nisiros në Egje.

Sipas rojes bregdetare greke, varka me vela ,e cila ka flamur turk, lëshoi një sinjal ndihme gjatë orëve të natës, 20 milje larg ishullit Nisiros.

Menjëherë në zonë u dërgua një anije patrulluese e rojes bregdetare si dhe një rimorkiator.

Gjatë kontrollit të kryer në varkë, rojet greke gjetën të paketuara sasinë prej 700 kilogramësh kanabis.

Menjëherë u arrestuan tre anëtarët e ekuipazhit. Për momentin ende nuk ka informacione për kombësine e tyre, apo për vendin se ku u ngarkua droga dhe destinacioni i lëndës narkotike.

Burime nga ishulli i Nisiros, i thanë Top Channel se paketimi i kanabisit tregon se lënda narkotike mund të jetë nga Shqipëria, por ende nuk janë marrë në pyetje të arrestuarit për të dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Kjo është sasia e dytë e madhe e drogës që kapet në Egje. Një muaj më parë, një shqiptar dhe një italian u arrestuan pasi në varkën e tyre, po transportonin 1815 kilogramë kanabis nga Shqipëria me destinacion ishullin e Mikonosit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy