DaBaby ka kërkuar sërish falje pas komenteve të tij anti-LGBT.
Përmes një postimi në “Instagram”, DaBaby tha se situata i shërbeu atij si një mësim.
Reperi amerikan pranoi se ajo që kishte thënë në skenë në Rolling Loud në Miami ishte "lënduese".
Falja e DaBaby vjen pasi dy festivale muzikore e kanë hequr atë nga lista e performimeve.
Në performancën e fundit të reperit në Rolling Loud ai bëri një numër komentesh negative në lidhje me njerëzit LGBT dhe ata që kanë HIV e AIDS.
Ndërsa ishte në skenë ai u kërkoi organizatorëve të fiknin dritat e skenës dhe më pas iu drejtua fansave duke i kërkuar që të ndiznin dritat e telefonit, përvec atyre që ishin me HIV dhe meshkujve homoseksualë që “bëjnë seks në parkingjet e makinave”.
Si pasojë e sjelljes së tij, reperi u hoq nga lista e performuesve në festivalin Lollapalooza. Që atëherë është njoftuar se ai nuk do të shfaqet më në Governors Ball dhe festivalin Day N Vegas.



