Arrest me burg për Albin Kurtin dhe tre deputetë të tjerë të opozitës në Kosovë. Ky është vendimi i Gjykatës themelore në Prishtinë, pasi katër deputetët e opozitës munguan në seancën gjyqësore të paditur nga qeveria për akte dhune ndaj institucioneve shtetërore.
Veç Albin Kurtit, gjykata lëshoi fletë arrest për deputetët e opozitës Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi.



