
Rreth 30 fëmijë në fshatin Kërkovë të Vlorës, do të zhvillojnë procesin mësimor në shkollën e rrënuar. Muret janë dëmtuar plotësisht, ashtu edhe dritaret, ndërsa nxënësit mësojnë në klasa të bashkuara. Sipas banorëve të fshatit, mungesa e kushteve në shkollë ka bërë që shumë familje të largohen nga fshati.



