Shqipëria shesh xhirimi, lehtësira financiare për kompanitë e huaja kinematografike (VIDEO)

Shqipëria shesh xhirimi, lehtësira financiare për kompanitë e huaja kinematografike (VIDEO)

Kinematografia shqiptare mund të konsiderohet një industri me kapacitete të mëdha shitjesh. Në kushtet e formësimit të tregut, rritjes së prodhimit dhe skemave të ndryshme të financimit është e udhës që në këtë industri të fillojë të zbatohet një sistem i veçantë i të ashtuquajturit “tax credit” ose “tax shelter”, për të nxitur xhirime të filmave botërorë në vendin tonë, ashtu si dhe në shumë vende të rajonit. Sipas drejtorit të Qendrës Kinematografike, Ilir Butka, kjo është një lëvizje e cila do të sillte përfitime në fushën ekonomike, turistike dhe sociale. Por si funksionon kjo skemë financimi dhe çfarë përfiton Shqipëria nga ky sistem?!  Si mund të krijohen lehtësi në zbritjen e taksave për filma të huaj që vijnë të xhirohen në Shqipëri, në mënyrë që diçka e tillë të rrisë edhe punësimin në fushën e kinematografisë?!

Disa nga kompanitë që kanë shfaqur interes për të xhiruar në Shqipëri:

“Lionsgate”

“Troma”

“Pioner Media”

“David Darcey”

“La Luna”

“David P. Kelly Films Co limited” (kompania gjermane që realizoi  “Alarm für Cobra 11” në Shqipëri)

“action concept Film- und Stuntproduktion GmbH”

“Greenlit Productions Oy”

E vërteta është se Shqipëria nuk ka traditë në këtë skemë dhe faji gjendet te taksa aktuale që rëndon mbi prodhuesit e huaj. Për ta përfituar nga kjo skemë, drejtori i QKK dhe njohës të kësaj fushe kanë propozuar zbatimin e një ligji, i cili ende është në shqyrtim nga Ministria e Financave.

BASHKËPUNIMI RAJONAL

Për të ardhur në diskutimin e këtij projekti fillimisht është bërë një rishikim i ligjit, i cili nuk linte hapësirë juridike për financimin e produksioneve me regjisorë të huaj, duke bërë që të lindë kështu në vitin 2016 skema e “albanian minority co-production”, në mënyrë që të nxiten bashkëpunime midis kompanive shqiptare dhe produksioneve të huaja, që duan të zhvillojnë projekte me Shqipërinë. Por, cilat janë në fakt bashkëpunimet që ka sot Shqipëria me vende të tjera në fushën e kinemasë?! Një nga targetet e QKK, sipas Butkës është përpjekja për të krijuar nëpërmjet Balkan Film Market, i cili këtë vit po organizohet për herë të dytë në Shqipëri, një kohezion të gjithë qendrave ballkanike rajonale.

Butka pohon se shumë nga projektet më të mira që kemi janë të financuara nga Qendra Kinematografike e Kosvës, dhe po ashtu edhe Shqipëria ka financuar prodhimet e Kosovës, duke mundësuar kështu përftimin e dyanshëm të sukseseve filmike të dy vendeve. Sipas tij duhet të rishikohen marrëveshjet me Kosovën, deri te zhvillimi i projekteve edhe festivale të përbashkëta. Ndërkohë shumë bashkëprodhime janë bërë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi apo Greqinë, ndërsa Italia është vendi me të cilin Shqipëria ka më shumë bashkëprodhime, rreth 25 të tillë, më shumë se çdo vend tjetër, kjo jo thjesht për shkak të një politike institucionale që i ka drejtuar, por si rezultat i dëshirës së natyrshme mes kineastëve.

Por përveç marrëveshjeve rajonale në Ballkan, QKK është nnëshkruese e disa formateve ndërkombëtare të bashkëpunimit, siç është “Eurimages”, ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota që nga 2009, që do të thotë se Qendra jonë e Kinematografisë është e aftë të nënshkruajë marrëveshje me ta, por dhe me vende të tjera edhe jashtë rajonit, siç është përshembull Izraeli.

“SHQIPËRIA, VENDI ME FINANCIME MË TË PAKTA NË RAJON”

Por, krahas bashkëpunimeve në rajon apo më gjerë, Qendra Kombëtare Kinematografike dhe kineastët shqiptarë duhet të përballen me një sërë problematikash, siç është përshembull financimi i paktë i projekteve filmike.

KINEASTËT: TË PENALIZUAR NGA LIGJI

Kineastët shqiptarë duket se ‘penalizohen’ edhe për shkak të ligjit për financimin e projekteve kinematografike në Shqipëri, i cili, jo pak herë ka sjellë ngërç në bashkëpunim me producentët ndërkombëtarë.

DISTRIBUCIONI I FILMAVE

Një tjetër shqetësim madhor për kinematografinë dhe kineastët shqiptarë është distribucioni i filmave brenda vendit, gjë që lidhet me mungesën e infrastrukurës dhe mosekzistencën e kinemave, një pjesë e të cilave janë të trashëguara nga sistemi i kaluar dhe janë në gjendje jo të mirë, siç vëren Butka, jo vetëm përsa i përket anës logjistike, por edhe projektorëve, të cilët janë 35 mm në analog dhe janë pjesë e strategjisë për konvertimin e tyre në formatin dixhital, siç ka ndodhur në të gjithë vendet e Evropës. Në këtë mënyrë synohet edhe rigjetja e audiencës së humbur.

Në këtë drejtim Butka përmend edhe një projekt të realizuar me Apulia Film Comission dhe QK të Malit të Zi.

Një tjetër pikë ku duhet të investohet më tej sipas Butkës është zhvillimi i projekteve dhe skenareve si një prioritet. Ai vëren se projekti në fazën e vet fillestare, kur paraqitet në QKK duhet të jetë në njëfarë mënyre i zhvilluar dhe të ketë kaluar fazat e domosdoshme të filtrimit profesional, që i mundëson kalimin në fazat e mëvonshme të produksionit. Diçka e tillë bëhet e mundur përmes “Albascript”, ku mentorët më të mirë të gjithë ëorkshopeve të tjera në rajon dhe më tutje, vijnë në Tiranë dhe ndihmojnë në përgatitijen e projekteve. Sipas Butkës, kjo e lehtëson fazën e përzgjedhjes së projekteve, bashkëngjitjen e prodhuesve që në fazën e parë dhe depërtimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Butka flet edhe për të tjera perspektiva të lidhura ngushtësisht me distribucionin, ku futet jo thjesht prezenca në forumet dhe marketet më të rëndëdishme në Evropë, si: Kanë dhe Berlin, por edhe edukimi në shkolla.

Ndërsa producenti Andamion Murataj është i mendimit se në Shqipëri mbase është mirë të zbatohet një rregull i ngjashëm me Francën, përsa i përket shpërndarjes së filmave.

Përtej problemeve të përmendur më sipër, duket se një pjesë e njerëzve nuk i ndiejnë pranë filmat shqiptarë të prodhuar gjatë këtyre viteve e shumëkush ngre pyetjen nëse kemi apo jo prodhime cilësore kinematografike pas viteve ’90-të.

Vështirësitë më të mëdha sipas kineastëve janë buxhetet e ulëta krahasimisht me vendet e tjera të rajonit, apo edhe më tej. Ata theksojnë se shtëpitë filmike shqiptare e kanë të pamundur të mbijetojnë gjatë gjithë vitit vetëm duke u marrë me kinema, që për rrjedhojë ul edhe cilësinë dhe aftësinë e tyre, për të qenë partnere të denja për bashkëprodhime ndërkombëtare. Kineastët vërejnë se politika dhe strategji të veçanta, siç është përshembull strategjia e rimbursimit tatimor do të rrisnin cilësinë e projekteve. Kështu do të punësoheshin më shumë profesionistë të fushës në këtë sektor, duke ndihmuar në ekonominë e vendit dhe duke rritur bashkëprodhimet me vendet e tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy