
Drejtori ekzekutiv i Forbes Global Properties, Michael Jalbert tha në një intervistë për MCN Economy se në Shqipëri nuk ka gjasë për flluskë në ndërtim.
Duke analizuar tregun e pronave në Shqipëri, Jalbert tha se çmimet e apartamenteve do të rriten shumë shpejt dhe se ka interes të madh nga jashtë.
Çmimet do të rriten shumë më tepër se dyfish. Do të rriten shumë. Shqipëria ka nivelin e pronësisë më të lartë për frymë në planet. Nëse 5% e shqiptarëve zotërojnë pronë, çfarë do të ndodhë kur niveli i çmimeve do të rritet? Do krijojë pasuri, mirëqenie.
Flluskë në ndërtim?
Kjo nuk ka as edhe një shans të ndodhë. Ju tani po kompletoni infrastrukturën, ju tani po nisni një dialog mes Capital Point, Forbes Global Investiment dhe ndërtuesve që po kërkojnë investitorët. Tregu shqiptar do të nisë një trajektore suksesi për vitet në vijim. Pikëpyetja është si do vendosni të menaxhoni atë rritje.
Shqipëria do të vijojë të rrisë reputacionin e vet në nivel global. Njerëzit do të vijnë të shijojnë detin, pronat e bukura që janë ndërtuar, por edhe rritjen e blerës që pronës që kanë blerë apo do të blejnë.



