Vrasja e 14 vjeçarit/ Analistët: Dështim i qeverisë, komandon droga. Zhabina: dyfishim  të të rinjve të përfshirë në krime

Vrasja e 14 vjeçarit/ Analistët: Dështim i qeverisë, komandon droga. Zhabina: dyfishim  të të rinjve të përfshirë në krime

Analistët Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, vrasjen e një 14-vjeçari në Tiranë e kanë cilësuar një ngjarje të rëndë që tregon se ku ka degraduar shoqëria shqiptare dhe si ka dështuar qeveria.

Abilekaj u shpreh se ky është një dështim total i qeverisë, ndërsa Sejamini u shpreh se në Shqipëri është se gjithçka e komandon droga.

Enton Abilekaj: Nëse ku kujtohet në SHBA pronarët e Google dhe Twitter u thirrën në Senat për të mbrojtur të miturit. Qeveria shqiptare ka kontaktuar drejtuesit e rrjeteve sociale, por nuk u mor ndonjë masë psh nga TikTok, Nuk kontrollohet Titok-u, pasurohen nga dhuna në rrjetet sociale. Zero kontroll. Kemi dështim total të punës së qeverisë. Më 19 shkurt te “Zëri i Amerikës” u bë një kronikë e zgjeruar se si dhuna në rrjetet sociale po sjell dhunë në shkollë. Ku është legjislacioni, puna e psikologëve, familjeve se çfarë shikojnë fëmijët. Ajo që i takon qeverisë, është një dështim total. Policimi në shkolla ka dështuar. Nuk është ulur krimi, por që është shtuar. Modeli është ai i krimit, drogës, i atyre që kanabizuan vendin 100 për qind.

Neritan Sejamini: Kjo ngjarje të jep një frikë personale. Nuk gjen fjalë të thuash. Problemi sot në Shqipëri është se gjithçka e komandon droga, ka krijuar një shkëlqim artificial. Fëmijët rriten nga shkëlqimi që sjell droga, paraja që vjen nga krimi. Në një moshë të tillë fëmija është sa nën ndikimin e shoqërisë, edhe të familjes. Mungojnë terrenet sportive, mungojnë parqet. Është një ngjarje kaq e rëndë që kërkon reflektim të thellë. Këto ngjarje i diskutojmë, por nuk shikojmë se si rritet një 14-vjeçar, çfarë dëshiron ai.

Ndërsa gazetari Xhevair Zhabina tha se kjo ngjarje nuk është vetëm problem i policisë dhe oficerit të policisë që qëndron në shkolla.

Unë kam lexuar raportin e prokurorisë dhe mbaj mend se janë dyfishuar numrat e adoleshentëve të përfshirë në krime dhe faktori kryesor që agravon situatën mes tyre është teknologjia në rrjete sociale, aty nis konflikti për të prodhuar më pas ngjarje të rënda si kjo e sotmja. Janë dyfishuar krahasuar me vitin 2022, 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy